Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çfarë dihet deri më tani për murtajën afrikane të derrit?

Gazeta10
27 July 2023 - 13:51

Murtaja afrikane e derrit (ASF) e paraqitur së fundi në Kosovë, është një sëmundje e cila po shkakton shkallë të lartë të ngordhjes së derrave, kryesisht derrave të egër në tërë botën.

Megjithëse në Kosovë rasti i parë u shënua ditë më parë, sipas uebfaqes The Pig Site, ky virus vendas në Afrikë, në Evropë (Gjeorgji) u zbulua për herë të parë në vitin 2007, shkruan Gazeta10.

Simptomat e murtajës afrikane të derrit përfshijnë: ethe, mungesë oreksi, lëkurë të skuqur, diarre dhe të vjella.

Që atëherë, virusi ka prekur më shumë se 20 vende në Evropë, duke përfshirë Belgjikën, Republikën Çeke, Poloninë, Gjermaninë, Italinë dhe Greqinë, me më shumë se 50,000 derra të egër.

Sipas, The Pig Site, mjetet më efektive të kontrollit kundër ASF janë: 

  1. kërkimi dhe shkatërrimi i kufomave të kafshëve të infektuara, 
  2. kontrollin e popullsisë në zonat afër pjesëve të infektuara dhe 
  3. rrethimi rrethues kur virusi prek zona të vogla.

Ekspertët theksojnë se kombinimi i këtyre dhe ndërhyrjeve të tjera është veçanërisht i dobishëm.

Ndërsa, sa i përketë asaj se a rrezikohet njeriu prej këtij virusi, sipas The Washnigton Post, kjo gjë nuk paraqet rrezik për njeriun.

“Megjithëse nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, virusi përhapet lehtësisht midis derrave dhe mund të jetë i vështirë për t’u zbuluar në kohë për të parandaluar transmetimin. Duke përdorur modelin PigSpread, studiuesit shikuan gjashtë rrugë të mundshme transmetimi, duke përfshirë përhapjen e virusit nga derri në derr nëpërmjet lëvizjeve të derrave midis fermave, lëvizjeve të automjeteve dhe përhapjes lokale. Ata zbuluan se lëvizjet ndërmjet fermave kontribuan në 71.1 përqind të rasteve të parashikuara, me përhapjen lokale dhe të drejtuar nga automjetet që kontribuan në 14.6 dhe 14.4 përqind të rasteve, respektivisht.”, thuhet në artikullin e tyre, transmeton Gazeta10.

Rasti i parë i kësaj murtaje në Kosovë është raportuar me 17 korrik në komunën e Kllokotit.

Ndërsa, pak më parë, Komuna e Dragashit njoftoi se edhe në këtë komunë janë konfirmuar rastet e para të këtij virusi.

Lidhur me këtë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndarë edhe disa këshilla se si të mbrohen fermat nga infektimi me këtë sëmundje.

AUV ka renditur 10 këshilla për fermerët që mbajnë derra:

• Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj

• Mbani derrat në kushte të mira

• Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra

• Vendosni masat e biosigurisë ne fermë,

Paraqitet rasti i parë në Kosovë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit

• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

• Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat

• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent

• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmojë për asgjësim

• Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhur.

AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.

“Është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Kjo, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes”./Gazeta10

LEXO EDHE: https://gazeta10.com/murtaja-afrikane-e-derrit-arrin-ne-kosove-ne-kete-komune-konfirmohen-rastet-e-para/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.