
I ftuar përballë gazetarit Arben Ahmeti në emisionin “Gallatë” në Kanal10, këngëtari, Veli Sahiti i grupit TRIX ka rrëfyer momentin e takimit me ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili i kishte thënë grupit “TRIX” që të përformojnë në stadiumin “Qemajl Stafa” në koncertin për unitet kombëtar.
“Ne padyshim e morëm këtë ftesë, në vitin 1990 , hera e parë ishte që kisha shkuar në Shqipëri, isha skeptik por publiku këndoi bashkë me ne dhe kurrë se kisha besuar”, tha Veli Sahiti.
Ai tutje tregoj një ngjarje që i kishte ndodhur në Korçë kur kishte shkuar në Shqipëri për koncert kur në njhë kafiteri kishte parë një coca-colë në lokal dhe pasi kishte porositur, kamarieri i kishte thënë që atë e kanë për reklamë. /Gazeta10/