Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Çfarë po ndodh mes Khloe Kardashian dhe Michele Morrone? E vërteta pas fotos që trazoi rrjetin

Gazeta10
27 September 2022 - 12:57

Khloe Kardashian ka qenë kryefjalë e mediave së fundmi pasi u përfol për një romancë me yllin italian të filmave, Michele Morrone.

Ylli i Kardashians dhe aktori italian u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin gjatë dhe pas shfaqjes së ‘Dolce & Gabbana pranverë/verë 2023’ në ‘Javën e Modës në Milano’.

Kaq mjaftoi që të aludohej për një romancë mes tyre. Madje, fansat e Khloe shpresojnë që ajo ta harrojë përfundimisht ish partnerin e saj, Tristan Thompson, i cili e ka tradhtuar disa herë.

Por si qëndron e vërteta mes Khloe-s dhe aktorit italian? Burime për TMZ janë shprehur se nuk ka asgjë mes tyre.

TMZ raporton se Khloe nuk është e lidhur në mënyrë romantike me italianin…pavarësisht reaimit të fansave të saj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.