Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë vendimesh u morën në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë?

Gazeta10
14 March 2025 - 9:42

Mbrëmjen e së enjtes, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike të radhës.

Në mbledhjen e 252-të, Qeveria mori këto vendime:

-Aprovoi Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

-Ndryshoi dhe plotësoi vendimin e Qeverisë Nr. 03/251 të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

-Ndryshoi dhe plotësoi vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.