Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Champions League: Chelsea e fillon me humbje, Dortmund fiton në shtëpi

Gazeta10
06 September 2022 - 20:43

Chelsea është mposhtur në udhëtim nga Dinamo Zagreb me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Mislav Orsic, Raporton Gazeta10.

Vendasit kaluan herët në avantazh dhe duke e mbajtur deri në fund të lojës epërsin e një goli. Të zgjedhurit e Tuchel bënë një paraqitje të zbehtë dha pa ide loje, duke mos qenë të rrezikshem nëpjesën më të madhe të ndeshjes, krejt në fund Chelsea kishte një rast të mirë shënimi por portieri vendas Livakovic bëri një pritje të jashtëzakonshme, dhe kështu u mbyllë takimi në të mirë të Kroatëve.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe sulmuesi Shqiptar Armando Broja por që nuk arriti të lë ndonjë gjurmë.

Nga ndeshja tjetër e orarit të njejtë 18:45 Borussia Dortmund arriti fitore në “Signal Iduna Park” kundër Copenhagen me rezultatin 3-0, golat në këtë takim u realizuan nga: Reus dhe Guerrero dhe mesfushori Bellingham. /Gazeta10/

Goli i Orsic v Chelsea

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.