
Paulo Dybala në verë mund të largohet nga Roma, pas aventurës dyvjeçare të kaluar te skuadra italiane.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 dhe nuk ka arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, dy gjigantët e futbollit evropian, Barcelona dhe Chelsea janë duke e monitoruar ng afër situatën e Dybalas dhe në verë synojnë transferimin e tij.
Roma dëshiron që ta shesë lojtarin gjatë kësaj verë, përpara se ta humbasë atë me parametra zero vitin e ardhshëm.
Dybala erdhi te Roma si transfer i lirë, pas një periudhe shtatëvjeçare të kaluar te Juventusi.
Këtë edicion, ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.
30-vjeçari gjitha karrierë në Evropë e ka kaluar në Itali, ku përveç Juventusit dhe Romës, ai ka luajtur edhe për Palermon.
Chelsea dhe Barcelona për transferimin e sulmuesit argjentinas duhet të shpenzojnë rreth 15 milionë euro.