Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea do ta mbajë Brojën

Gazeta10
08 December 2023 - 16:52

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja nuk do të largohet nga skuadra e Chelseat në afatin kalimtar të janarit. “Sky Sports” ka raportuar të premten se te Chelsea kanë vendosur ta mbajnë Brojën të paktën deri në fund të këtij edicioni, përkundër ofertave nga skuadrat tjera.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka besim se Broja mund ta ndihmojë ekipin londinez këtë edicion dhe pritet të ketë minutazhë më të madhe prej ndeshjes së ardhshme.

Për Brojën interesim kishin shprehur West Ham Unitedi, Fulhami dhe Torino, por Chelsea ka refuzuar të gjitha ofertat pasi llogarit në 22-vjeçarin.

Broja ka një gol e një asistim në shtatë paraqitje deri më tani në Premier League, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.