Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e nxjerr në shitje Sanchezin

Gazeta10
22 February 2024 - 13:33

Vetëm pas gjashtë muajsh në klubin e ri, portieri spanjoll nxirret në shitje.

Bëhet fjalë për Robert Sanchez, portierin e Chelseat, i cili verën e kaluar u transferua

te “Blutë e Londrës” nga Brightoni.

Sanchez nuk po pëlqehet nga Mauricio Pochetino, dhe pas lëndimit që pësoi disa javë më parë, ai ka humbur edhe vendin e startuesit.

Sanchez iu bashkua klubit kryeqytetas më 5 gusht 2023 dhe nënshkroi kontratë deri më qershor të vitit 2030.

Spanjolli 26-vjeçar zëvendësoi bashkëkombasin e tij, Kepan, mirëpo tashmë para tij po luan portieri i ri, Djordje Petrovic.

Sanchez këtë edicion të garave ka mbrojtur portën e Chelseat në 19 ndeshje, në të cilat ka pësuar 26 gola dhe ka mbajtur 5 herë portën e paprekur.

Portieri shtatlartë karrierën e tij profesionale e nisi te Cartagena, pastaj u transferua te Levante.

Në Angli, Sanchez djersiti fanelat e Rochdale, Forest Green dhe Brighton para transferimit të bujshëm te 5 herë kampioni anglez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.