Gazeta10

Chelsea fillon bisedimet për transferimin e Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është synimi kryesor i Chelseat për të përforcuar fazën ofanzive, shkruan Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea do të fillojë negociatat me agjentët e futbollistit gabonez gjatë kësaj jave.

Pronari i ekipit londinez, Todd Boehly, së pari dëshiron që të arrijë marrëveshje personale me futbollistin dhe pastaj t’i dërgojë Barcelonës ofertë zyrtare për të.

Barcelona për ta liruar Aubameyangun kërkon rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë, trajneri i ekipit katalunas, Xavi Hernandez, po insiston që sulmuesi afrikan të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tij.

Poashtu, edhe Aubameyang nuk e dëshiron kalimin te ekipi londinez, por gjithçka mund të ndryshojë deri në fund të afatit kalimtar veror.

33-vjeçari iu bashkua Barcelonës në janar të këtij viti si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te Arsenali.

Sulmuesi nga Gaboni ka pasur një periudhë mjaft të mirë te Barcelona deri më tani, ku ka arritur të shënojë 13 gola dhe ka kontribuar me një asistim në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Aubameyang ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro.

Përveç Aubameyangut, Chelsea është në bisedime edhe për transferimin e futbollistit tjetër të Barcelonës, Frenkie De Jong. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë