
Mes shumë polemikash ka përfunduar ndeshja kryesore e mbrëmjes: Milan – Chelsea.
E gjithe rrjedhoja e Lojes ndryshojë në minuten e 20‘ ku në një duel në mes të Fikayo Tomori dhe Mason Maunt qendër mbrojtësi i Rossonereve shkaktoje ndërhyrje të palejuar sipas gjyqtarit te ndeshjës i cili pa hezitim akordoje një 11 metersh dhe Tomori u ndëshkua me të kuq pasi qe ishte lojtari i fundit në ate aksion.
Më pas Chelsea me një lojtar më shume në fusë udhëheqi lojen dhe në minuten 34‘ pas një asistimi nga Kovacic Aubameyang ngriti avantazhin në dy me zero.
Pas këtijë rezultati në San Siro Chelsea u ngjitë në pozitën e parë me 7 pik e përcjellur nga Salzburg me 6 pik dhe në vendin 3 dhe 4 gjinden Milan dhe D.Zagreb.
Edhe skuadra tjetër Italiane Juventus humbi befasisht në udhëtim tek Maccabi Haifa me rezultatin 2-0 ku me këtë rast “zonaj e vjetër” praktikisht humbet gjasat për kualifikim në 1/16 të Championsit. Tani më asgjë nuk varet nga ta për kualifikim tutje, ndeshja kryesore e grupit H PSG-Benfica përfundojë në barazim 1 me 1, golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mbappe për vendasit dhe Joa Mario për mysafirët.
Në barazim përfundojë edhe ndeshja tjetër Shakhtar Donetsk – Real Madrid, madrilenët fituan një pike në udhëtim në castet e fundit të ndeshjës.
Rezultatet tjera të mbrëmjes ishin këto: Borussia Dortmund 1-1 Sevilla, Celtic 0-2 Leipzig dhe Dinamo Zagreb 1-1 Salzburg.