Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea insiston për Dybalan

Gazeta10
23 January 2024 - 16:55

Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i Romës, Paulo Dybala. “The Sun” shkruan të martën se Chelsea po tenton ta bindë Romën në lirimin e Dybalas gjatë këtij muaji.

Madje londinezët janë gati të ofrojnë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij pasi po e shohin Dybalan si përforcim të duhur për sulmin.

30-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin e ardhshëm dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 15 milionë eurosh.

Ai është pjesë e Romës prej vitit 2022, kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Juventusin e Palermon.

Këtë edicion Dybala ka gjashtë gola e po aq asistime në 19 paraqitje për Romën në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.