
Paulo Dybala mund të jetë përforcimi i madh i Chelseat pas përfundimit të edicionit aktual, ka shkruar të hënën “Tuttomercatoweb”.
Mësohet se Chelsea ka njoftuar Romën se do ta paguajë klauzolën e lirimit për argjentinasin, e cila do t’i aktivizohet në verë.
Dybala ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 15 milionë eurosh dhe Chelsea tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të Argjentinës.
30-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Mauricio Pochettino, që po e sheh si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm.
Dybala ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa këtij ekipi iu bashkua në vitin 2022 si lojtar i lirë. Këtë edicion Dybala ka shënuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat. Dybala karrierë në Itali ka bërë edhe te Palermo e Juventusi, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A.