
Chelsea ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për trnasferimin e reprezentuesit U21 të Anglisë, Noni Madueke.
20-vjeçari ishte në radarin e shumë skuadra të Premierligës, por duket se garën për transferimin e tij e kanë fituar ‘Blutë e Londrës’.
Për shërbimet e Madueke, Chelsea pritet t’i paguajë PSV Eindhoven rreth 40 milionë euro.
Sulmuesi anglez në grupmoshat e reja ka luajtur për ekipet si Tottenhami dhe Crystal Palace dhe më pas kaloi në Holandë.
Ky do të jetë transferimi i shtatë i Chelseat në merkaton e janarit, pas Mudryk, Benoit, Badiashile, Andrey Santos, David Fofana dhe Joao Felix.