Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea rikthen interesimin për Jules Kounde

Gazeta10
25 May 2023 - 15:31

Chelsea i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin francez Jules Kounde.

Siç raporton mediumi spanjoll ‘Sport’, “Blutë e Londrës” kanë rikthyer interesimin për Kounden pasi dështuan ta transferojnë atë në “Stamford Bridge” verën e kaluar.

Sidoqoftë, Chelsea nuk është ekipi i vetëm i interesuar për shërbimet e Kounde pasi që edhe Manchester United kanë shprehur gjithashtu dëshirën për transferimin e tij.

Mësohet se Kounde është i gatshëm për të provuar një eksperiencë të re dhe e ka lënë të hapur mundësinë për një transferim në qoftë se arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

Koundë thuhet se nuk është i lumtur me rolin e tij në fushë tek Barcelona pasi Xavi e ka përdorur atë kryesisht si mbrojtës i djathtë , teksa pozicioni i tij natyral në fushë është ai i qendërmbrojtësit.

Për më shumë, ai është në dijeni se klubi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, e cila e bën atë që të mendoj se do të vazhdoj të luaj edhe më tutje në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Barcelona e di se ka interesim nga klubet e Premier League dhe tashmë e ka bërë të qartë tek kampi i lojtarit se ata nuk do ta shesin atë për më pak se 75 milionë euro.

“Blaugranët” janë duke punuar për të përmirësuar situatën financiarë në klub për shkak të ‘Fair-Play Financiar’ andaj janë të gatshëm për të shitur disa lojtar duke përfshirë Ansu Fatin, Ferran Torres, Franck Kessie dhe Raphinha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.