
Skuadra e Chelseat tash e një kohë është duke e monitoruar situatën e kapitenit të West Hamit, Declan Rice, transmeton Gazeta10.
‘Blutë e Londrës’ planifikojne që në verën e vitit të ardhshëm t’i dërgojnë West Hamit ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit.
Sipas mediave angleze, edhe Rice do të ishte i hapur tu larguar nga West Hami dhe për të bërë një hap para në karrierë.
Pronari i Chelseat, Todd Boehly, është duke planifikuar që të afrojë në ekipin e tij lojtar të rinj me potencial dhe në mesin e tyre është edhe ish-reprezentuesi i Irlandës.
23-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 dhe ai ende nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me ekipin londinez, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Falë paraqitjeve të mira, Rice ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave angleze si Manchester United, Liverpool dhe Manchester City. /Gazeta10/