Sport

Chiesa refuzon klubet italiane, dëshiron të mbetet te Liverpooli

Gazeta10
19 Janar 2025 - 15:23

Shumë kanë menduar se Federico Chiesa do të largohet nga Liverpooli vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në Anfield, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Federico Chiesa nuk planifikon të largohet nga Liverpool . Këtë e ka bërë të ditur gazetari Florian Plettenberg.

Në verën e vitit 2024, anësori italian Federico Chiesa u transferua nga Juventusi te klubi anglez.

Që nga lëvizja e tij, ka pasur zëra të vazhdueshëm për largimin e tij të mundshëm nga Liverpool, por sipas Plettenberg, Chiesa dëshiron të qëndrojë në Liverpool dhe të provojë veten.

Kontrata e tij është deri në vitin 2028 dhe Chiesa dëshiron që të mbetet deri në fund të kontratës në Anfield.

Vlen të theksohet se në ndeshjen kundër Accrington , Chiesa shënoi në minutën e 90-të, duke e bërë rezultatin 4-0 në favor të Liverpoolit.

Reprezentuesi italian ka shënuar vetëm një gol me fanellën e The Reds, derisa u flit për një rikthim të tij në Serie A.

Megithatë vet lojtari ka refuzuar klubet italiane dhe dëshira e tij është të qëndroj në Anfield.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.