
Nigeriani 23-vjeçar, Christian Mba i është bashkuar skuadrës nga Kategoria Superiore në Shqipëri, FK Partizani.
Mba këtë gjysmësezon luajti te skuadra e Trepçës ’89, ku u aktivizua në 18 ndeshje, në të cilat shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste.
Sipas raportimeve nga Kosova e Shqipëria, transferimi i Mbas i ka kushtuar Partizanit rreth 180 mijë euro.