Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Cili është ‘thelbi’ i aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë? – flet Flamur Kabashi, IKD

Gazeta10
11 September 2024 - 18:14

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në mesin e tyre edhe për Milan Radoiçiq, raporton Gazeta10.

Flamur Kabashi monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi, në emisionin Raport dha më shumë detaje rreth kësaj aktakuze.

“Aktakuza nga ajo çka e kemi siguruar në tërësi i përmban 6 dispozitiva. Në dispozitivën e parë sqarohet që për shkak të veprimeve të të akuzuarëve ka ardhur deri tek vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe se kanë mbetur të lënduar zyrtarë tjerë. Pastaj fillohet me vepra penale e me dispozitivën e dytë me kundërrendit kushtetues e pastaj për Milan Radoiçiq që lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, tutje shpërlarje parash”, deklaroi Kabashi.

Mes tjerash, ai bëri të ditur se brenda dispozitivit, i akuzuari tashmë Milan Radoiçiq konsiderohet udhëheqës i grupit terrorist.

“Duhet me sqaru që nga ajo që e kemi publikuar si Betimi Për Drejtësi e kemi sqaru qartë që në dispozitivin e parë sqarohen veprimet që i kanë ndërmarrë të akuzuarit tashmë, pra Milan Radoiçiq konsiderohet si kreu i grupit terrorist, udhëheqës i këtij grupi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.