Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku kritikon Kurtin: Koncentrohu te jeta e qytetarit, jo te opozita

Gazeta10
21 May 2026 - 14:38

Kandidatja e PDK-së për deputete Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se është i fokusuar në pengimin e opozitës në vend që të merret me problemet reale të qytetarëve.

Çitaku tha se Kurti është “i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës”, ndërsa kërkoi që vëmendja të përqendrohet te mirëqenia e qytetarëve dhe sfidat socio-ekonomike në vend.

“A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze?”, ka shkruar ajo.

Tutje, kandidatja e PDK-së ngriti edhe çështjen e integrimeve euroatlantike, duke pyetur nëse Qeveria do t’i hapë Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimi Evropian.

Sipas Çitakut, këto janë problemet dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës, ndërsa theksoi se politika duhet të fokusohet te zgjidhja e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.