Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çitaku- Kurtit për situatën në veri: Fol Kryeministër a po kalon Serbia?

Gazeta10
06 December 2022 - 16:34

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria është duke i mbajtur në terr informativ qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta10.

Po ashtu Çitaku e ka pyetur Kurtin ”a po kalon Serbia?“.

”Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se zyrtarët komunal të zgjedhjeve nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok por s’kanë arritur të ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.