Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku pyet Kurtin: A ke plan? Situata është shumë serioze

Gazeta10
21 November 2022 - 22:51

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj mosarritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, raporton Gazeta10.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri te pavarësia, e ka vulën e luftës së Kosovës dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Ndërkaq, shtoi se kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë vendin dhe t’i fuqizojë marrëdhëniet me aleatët e jo t’i cenojë ato.

“Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë. Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo tha se nuk është vasalitet e as nënshtrim koordinimi me ShBA-në dhe BE-në, sipas saj, kjo është vlerë.

“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shtuar ajo./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.