
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova qe tre muaj është pa ministër të shëndetësisë, raporton Gazeta10.
Çitaku ka pyetur se kush e mban përgjegjësinë për këtë.
Më tej, ajo ka thënë se kjo është një qeverisje pa plan, pa vizion dhe pa njerëz.
Këtu keni postimin e plotë:
“Qe afro tre muaj Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Kush mbanë përgjegjësi për këtë?
Opozita? Mediat? ”armiqtë e pushtetit”?
Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz.”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10