
Manchester City dhe Arsenali do të takohen sonte në kuadër të xhiros së 33-të, në përballjen që mund të përcaktojë kampionin e këtij sezoni në Premierligë.
Në “Etihad Stadium” sonte të drejtuarit e Pep Guardiolës do të ndeshen me skaudrën e Mikel Artetas, që nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez.
“Topçinjtë” janë lider i Ligës Premier me 75 pikë të grumbulluara, ndërsa City gjendet në pozitën e dytë me 70 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
“Qytetarët” ka njëri seri mjaft pozitive ndaj ekipi londinez si vendas, ku nën drejtimin e Guardiolës kanë fituar të gjitha ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 17-3.
Arsenali për herë të fundit ka triumfuar si mysafir ndaj Cityt në janar të vitit 2015 dhe sonte do të tentojnë të prishin këtë seri negative dhe të bëjnë një hap të madh drejt titullit kampion.
Në ndeshjen e parë të luajtura mes këtyre dy skuadrave në “Emirates Stadium”, Manchesteri kishte arritur fitore me rezultat 3-1.
Kjo ndeshje starton me fillim nga ora 21:00.