Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City e Interi kompletojnë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Gazeta10
19 April 2023 - 23:03

Manchester City dhe Interi janë gjysmëfinalistët e radhës të Ligës së Kampionëve. Cityt i mjaftoi një barazim 1-1 kundër Bayernit për të prekur gjysmëfinalen, ndërsa Interi ka kaluar në gjysmëfinale përkundër barazimit  kundër Benficës me rezultat 3-3.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, “Qytetarët” arritën që të ruanin epërsinë e ndeshjen së parë dhe kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 1-4.

Seria e golave në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 57-të, me anë të sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.

Krejt çka mund të bëntë në fund Bayerni ishte një gol i shënuar nga penaltia nga Joshua Kimmich dhe gjiganti gjerman u eliminua nga kompeticioni me prestigjoz i UEFA-s.

Në anën tjetër, Interit po ashtu i mjaftoi barazimi ndaj Benficës për të prekur gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 5-3.

 “Nerazzurët” kaluan të parët në epërsi me anë të mesfushori Nicolo Barella.

Në fund të pjesës së parë, skuadra portugeze barazoi shifrat me anë të Aursnes.

Në pjesën e dytë, Interi shënoi dy gola me anë të Martinez dhe Correas.

Në fund Benfica shënoi dy gola të shpejtë me anë të Silvas dhe Musas për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, City takohet me Realin, ndërsa Interi ballafaqohet me Milanin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.