
Manchester City e ka bërë mbrojtësin kroat, Josko Gvardiol njërin nga objektivat kryesore për merkaton e verës.
“Qytetarët” janë të gatshëm ta largojnë nga klubi mbrojtësin Aymeric Laporte, vetëm që të sigurojnë të ardhura për ta sjellë Gvardiolin në “Etihad Stadium”.
Laporte nuk ka pasur shumë minutazh këtë edicion me Cityn dhe në verë mund t’i jepë fund avneturës së tij në Ligën Premier.
Mbrojtësi spanjoll në fund të sezonit mund të rikthehet në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin që kohë më parë kishin shprehur interesim për të.
28-vjeçari erdhi te Manchester City në vitin 2018 nga Athletic Bilbao për shumën e 65 milionë eurove.
Këtë edicion, spanjolli ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Qytetarët”.
City tanimë ka filluar negociatat me Leipzigun për Gvardiolin, por transferimin i kroatit nuk do të jetë aq i lehtë, pasi për shërbimet e tij janë interesim edhe disa nga skuadrat më të njohura në Evropë.
RB Leipzig për ta lënë të lirë Gvardiolin kërkon të paktën 90 milionë euro.