Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City triumfon bindshëm ndaj Realit për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve

Gazeta10
17 May 2023 - 22:53

Manchester City ka triumfuar me rezultat 4-0 për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, City e dominoi ndeshjen gjatë tërë kohës dhe në fund kaloi në finalen me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Bernardo Silva e hapi serinë e golave në këtë ballafaqim, ku shënoi pas asistimit të Kevin De Bruynes.

Po zhvillohej minuta e 37-të e ndeshjes kur në skenë goli sërish sulmuesi portugez, i cili e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.

Në fillim të pjesës së dytë, Reali ishte për një nuancë me e mirë por që nuk arritën që të gjenin rrugën e golit.

“Qytetarët” nuk lejuan befasi dhe golin e tretë e shënuan në minutën e 76-të, me autogolin e Eder Militaos.

Goditjen përfundimtare ekipit madilien ia dha Julian Alvarez, që shënoi pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Me këtë fitore, ekipi anglez kalon në finalen e madhe të Stambollit, aty ku do të përballet me Interin.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve luhet më 10 qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.