Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
16 November 2022 - 6:31

10:00

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?” Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; zv.kryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi etj. (Shtëpia e Evropës, rr. e UÇK-së, Prishtinë)

10:00

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbanë konferencë ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

12:00

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

13:00

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”.  (Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S-1)

13:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton shkollat “Xhevdet Doda” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. (Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.