Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
09 Dhjetor 2022 - 6:54

08:00

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat proteston para Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)

10:00

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin me titull “Qeverisja me duar të pastërta” (Raport mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i pagave dhe ai për zyrtarët publikë. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

13:00

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit në kuadër të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit- Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, bën prezantimin e te dhënave preliminare për dy hulumtime: “Roli i grave në pozita vendimmarrëse në sektorin publik dhe privat” si dhe “ Stereotipat gjinore dhe barrierat që pengojnë qasjen e barabartë në sport”. (Ndërtesën e Qeverisë)

13:00

Mbahet Kuvendi  Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK). (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë)

13:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

14:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpall fituesit e garën “Fotografo Korrupsionin 2022”, që mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.