Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
12 Dhjetor 2022 - 7:11
  • 09:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 11:00

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 13:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) hap zyrtarisht “Javët e Biznesit Kosovar 2022” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)

  • 13:00

Drejtuesi i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022, Rrezart Galica, mban konferencë për shtyp për njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur në bazë të konkursit. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)

  • 18:00

Haprt ekspozita me titullin “Kthim / rETurN” – Artistë që duhen parë në 2022. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 19:00

Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.