Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 6:42

09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

10:00

Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

13:00

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

17:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Çfarë mundësish ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – Ku duhen bërë ndërhyrjet e menjëhershme?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.