
09:00
Ministria e Financave mban konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. Merr pjesë ministri Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Këshillit Evropian i Investitorëve (EIC) organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Merr pjesë kryeministri, Albi Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Open Data Kosovo (ODK) organizon konferencën me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligji për Lotarinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)
10:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e mbështetur nga Zyra e BE-së, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, Prishtinë)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton Raportin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
14:00
Mbahet Forumi për Transparencë Parlamentare, i cili është i përbërë nga deputetë, përfaqësues të OShC-ve dhe administratës së Kuvendit, i cili është i ngarkuar me zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, salla N 506)
18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë shfaq filmin me metrazh të shkurtër “Mjegull” me regji nga Fadil Hysaj dhe Ujkan Hysaj i mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)/Gazeta10