Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
15 Dhjetor 2022 - 6:44

09:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit. (Kuvendi i Kosovës) 

09:30

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, merr pjesë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit – produkt i ri financiar i përshtatur për  kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:45

Grupi për Ballkan publikon raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

10:00

Kuvendi mban seancën e radhës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës) 

10:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e re Sociale (NSI) prezantojnë rezultatet e anketës të zhvilluar me 1 200 qytetarë të Kosovës për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale të fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)

10:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezë ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)

12:00

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Merr pjesë zëvendëskryeministra për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12:00

Kolegji Universum organizon diskutim me drejtorin ekzekutiv të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, me temën “Roli i StartUp jo-fitimprurës në Zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit”. (Kolegji Universum, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj)

13:30

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.