Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
16 Dhjetor 2022 - 6:46

09:00

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin ndaj Salih Mustafës. (Hagë) 

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e shqyrton Raportit Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00

Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale të fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)

10:00

Qendra Mediale organizon debatin me temën “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – cila është zgjidhja e qëndrueshme?”. Pjesëmarrës në paneldo të jenë: Ardian Arifaj, Momçilo Trajkoviq, Dukagjin Gorani dhe Millia Bishevac. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

12:00

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon takim me shkrimtarin Ibrahim Kadriu me rastin e 77-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të krijimtarisë së tij letrare. (Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë)

13:00

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovon librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Vlerë Kombëtare”, botim i përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin Albanologjik të Prishtinës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Promovohet e libri “100 vjet me Shqipërinë”, i autorit Llesh Kola. (Teatri Kamertal, Kolegji AAB)

15:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier. Pas takimit bëhet hapja solemne e Këndit Amerikan dhe të Bibliotekës së Qytetit.(Shtëpia e Bardhë/ Sheshi i Dëshmorëve)

18:00

Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10-vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qendrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile. (Hotel “Amazona”, rruga Prishtinë-Mitrovicë) 

18:00

Lëvizja FOL bën ndarjen e Çmimi për Guxim Qytetar 2022. (“Boho”, përballë ndërtesës së Qeverisë)

19:00

Partia Guxo organizon takimin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.