Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
22 November 2023 - 8:00

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë të gjitha ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot me datë 22 nëntor 2023 në Kosovë:

09:00

Ministria e Punëve të Brendshme, bën hapjen e konferencës KosovaPar2023. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde. (Biblioteka Universitare)

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N506)

9:30

Mbahet takimi i cili organizohet nga Komisioni Rregullativ per Prokurim Publik në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistenca Teknike e BE-së për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë” ( Hotel “Emerald”)

10:00

Mbahet konferenca e dytë e Komitetit Nacional “CIGRE Kosovë”, në të cilën marrin pjesë mbi 200 pjesëmarrës të regjistruar të sektorit të energjisë, që vijnë kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, dhe vende tjera. (Hotel “Emerald”)

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të javës për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve: “Bashkë Rritemi”, mbajnë konferencën dhe ceremoninë e certifikimit të programit për prindër. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) kanë mbajtur tryezën: “Mbrojtja e infrastrukturës kritike në Kosovë: Sfidat dhe mundësitë”. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

10:00

D+ fton në konferencë për media ku do të publikojmë analizën e shkurtër në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të agjencive të pavarura . (në zyret e Demokraci Plus)

11:00

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezën e diskutimit mbi Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, duke u fokusuar në temën e financimit dhe diversifikimin e modeleve të ofrimit të shërbimeve për EFH, me qëllim zgjerimin e qasjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203)

13:00

Ministria e Ekonomisë lanëson subvencionimin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë etj. (“Tech Park Prishtina”, Bërnicë)

13:00

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Prizren)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.