
Një person ka mbetur i plagosur nga gjuajtja me ardhe pas një konflikti mes dy familjeve në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.
Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se konflikti erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje verbale lidhur me punimet në një arë.
Gazeta10 mëson se kjo prone e cila shkaktoi konfliktin verbal është e një personi të tretë.
Dy persona u arrestuan të cilëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa rasti i është referuar hetimeve rajonale./Gazeta10/