Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Cochard: Në dokumentin e QUINT-it që iu dorëzua Vuçiqit u bë thirrje për shtyrje të afatit për targa

Gazeta10
02 November 2022 - 14:03

Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard, ka thënë se në dokumentin që ambasadorët e QUINT-it ia kanë dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, bëhet thirrje që Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e veturave me targa serbe, transsmeton Gazeta10.

Cochard tha se ndonëse i kanë kërkuar shtyrjen e vendimit, Kosovës nuk ia kontestojnë legjitimitetin e vendimit.

“Në atë dokument, ne bëjmë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave, vendim ky që ne nuk e kontestojmë legjitimitetin dhe bëjmë thirrje për shmangien e çdo gjëje që mund të rrisë tensionet”, është shprehur Cochard për Tanjug duke iu përgjigjur pyetjes nëse dokumenti që QUINT-i ia dorëzoi Vuçiqit ishte koherent me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Tutje, Cochard tha se Bashkimi Evropian nuk udhëhiqet nga logjika e shantazhit në marrëdhëniet e saj me Beogradin./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.