Gazeta10

Çollaku: Edhe nëse nuk ka dakordim në Ohër, marrëveshja është e mbyllur dhe e panegociushme

Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, vlerëson se në takimin e 18 marsit, në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund të mos ketë dakordim.

Megjithatë, Çollaku në Klan Kosova, tha se është e qartë për të gjithë se marrëveshja është e mbyllur dhe e panegociushme.

“Mund të mos ketë dakordim në takimin e Ohrit, por ajo që duhet të kemi të qartë të gjithë është se marrëveshja është e mbyllur, e panegociushme dhe plani zbatues është i natyrës dytësore”, u shpreh Çollaku.

Ish-ministri për neni 7 të planit evropian tha se serbëve i’u jep kompetenca përtej asaj që kanë pasur deri sot, gjë të cilën e konsideron si shumë të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe Kushtetutën.

“Nuk qon peshë a do të themelohet Asociacioni pas 50 apo 200 ditësh, sepse tani po flasim për dicka shtesë që nuk ka ekzistuar në marrëveshjen e 2013. Neni 7 është dicka e re dhe totalisht e panevojshme, por si ka përfunduar në tavolinë është një përgjegjësi që kryeministri Kurti duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës pasi kjo ka shkruar në dëm të interesave të Republikës së Kosovës”.

“Forcimi dhe dhënia e kompetenca shtesë përtej asaj që kemi sot dhe që jemi pajtuar në vitin 2013 mendoj se do të rrezikojë seriozisht funksionimin e shtetit dhe Kushtetutën”, tha Çollaku.

Tutje, Çollaku tha se ndërkombëtarët duan që marrëveshja që do të arrihet të respektohet nga të dyja palët në afatet kohore strike.

“Aneksi do të jetë pikë integrale e kësaj marrëveshjeje si pasojë e të kaluarës jo të mirë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, Faktori ndërkombëtar duan të sigurohen që në këtë marrëveshje të ketë zbatim të qartë me afate kohore strike gjë që nuk janë respektuar në të kaluarën”, deklaroi Çollaku.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut