
Analisti politik, Adrian Çollakut para deputetit të lëvizjes Vetvendosje i ka numëruar disa nga premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore nga kjo parti, të cilat ende nuk janë realizuar.
“Po pajtohem që nuk ka pas Prokuroria, e ka blloku, dy vjet këta kanë dhënë tendera një burimor duke u thirr në atë se ska OShP”, deklaroi ai.
Çollaku teksa fliste për premtimet e qeverisë përmendi edhe mos shpenzimin e buxhetit në investime kapitale.
“A është dështim nëse për 8-10 muaj e keni shpenzuar buxhetin vetëm 15% në investime kapitale”, deklaroi ai.