Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Kurti i kryen të gjitha temat, veç nuk e di a e shtinë me kërcy?

Gazeta10
16 April 2024 - 22:42

Gazetari Ardian Çollaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i kryen të gjitha çështjet që po i kërkohen nga ndërkombëtarët.

Çollaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se përplasjet e Kurtit me ndërkombëtarët në opinion janë më shumë ‘manovra’ politike.

Sipas tij, Kurti është i dëgjueshëm karshi ndërkombëtarëve pasi që po i kryen temat që po i kërkohën.

“Nëse Kurti e ka kryer vendimin për Manastirin e Deçanit, ka dhënë zotime se do ta kryejë Asociacionin edhe e dërgon draftin në Gjykatë Kushtetuese, unë nuk shohë më temë që nuk e ka kryer Albin Kurti. U kam thënë para tri viteve se Albin Kurti u kryen krejt temat, vetëm nuk e dijë  a e shtinë me kërcy, por nëse është puna edhe kërcen”, ka thënë ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.