Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku për audio –incizimet: Mimoza e ka shefe Albinin, pa e ditë ai s’flet ajo me Radojçiqin

Gazeta10
03 June 2024 - 21:32

Gazetari Adrian Çollaku ka komentuar incizimet e publikuar të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Çollaku ka thënë se pa ‘izën’ e Albin Kurti, Mimoza Kusari nuk ka folur me Radojçiqin.

Sipas tij, këto audio-incizime dëshmua se edhe Vetëvendosje ka komunikuar më Listën Serbe dhe Radojçiqin.

“Mimoza nuk ka folur me Radoçiqin si Mimoza, por ka folur në emër të kryeministri të Kosovës Albin Kurtit. Ne e dimë qe të gjithë kanë komunikuar me të gjithë edhe këta kanë komunikuar. Këta kanë komunikuar në rastin e presidentes Osmani dhe nga aty kanë filluar bashkëpunimin. Ju e dini që dy apo tri vota janë bërë nga Lista Serbe e Radojçiqit”, ka thënë Çollaku, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e kishte krijuar epërsinë morale se ne jemi të vetmit sepse i kemi rreth 70 deputetë dhe nuk kemi nevojë për Listën Serbe dhe këto përgjime e demantuan këtë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.