Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çollaku për Kurtin: Ka bërë mirë që s’është përzi në zgjedhjet e SHBA-së, ndryshe ish bërë horë

Gazeta10
06 November 2024 - 21:54

Analisti politik, Adrian Çollaku, e ka cilësuar si vendim të mirë “mospërzierjen” e Kurtit në zgjedhjet në SHBA, ngaqë sipas tij, “kryeministri do të ishte bërë horë sepse nuk do të kishte pasur ndikim”.

“Kurti ka bo mirë që në këto zgjedhje hiç s’është përpjekje me interferu, jo që kish pas ndaj ndikim po veç ish bo horë”, ka thënë Çollaku.

Tutje, ai ka komentuar edhe paralajmërimin për ardhjen në pushtet të Richard Grenell si sekretar i ri i shtetit amerikan.

Çollaku ka thënë se me ardhjen e Grenellit nuk do të ketë “hakmarrje për Kosovën”.

“S’mund ta themi tash që vjen Grenelli ka me na u hakmerr si vend”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.