
Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmetit dhe analistit, Adrian Çollaku.
Analisti Çollaku ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani po tenton t’ia marrë partinë udhëheqësve të LDK-së.
“Z.Ahmeti e di një fakt që Vjosa Osmani pretendon të ua marrë partinë, kaq. Edhe këta s’janë të gatshëm me ia dhanë partinë”, ka thënë Çollaku.
I pyetur se a ka vend Osmani në LDK, Ahmeti ka deklaruar se Osmani duhet ta përfundojë mandatin për të folur për këtë çështje, pa mohuar inkuadrimin e saj në LDK në një të ardhme të afërt.
“Nuk duhet me pasë tash impakt me ushtrimin e funksionit që ka presidentja. Le ta kryjë mandatin pastaj flasim për këtë çështje”, ka thënë Ahmeti.
Megjithatë, Çollaku ka thënë se Osmani nuk e ka një vend në LDK përveç nëse Lumir Abdixhiku nuk merr një rezultat premtues në zgjedhjet e shkurtit.
“Ajo e ka kuptu ni sen që më presidente nuk është. Albin Kurti e as Lumiri nuk e bajnë. Edhe ajo e ka ni raport. Edhe ajo thotë ka pak më duhen këta të LDK-së mu. Në LDK tash Vjosa nuk e ka çel derën, pos nëse Abdixhiku del keq në zgjedhje”, ka thënë Çollaku.
“Jemi dëshmitarë që LDK është përballur me stuhi të shumta. Sot është ndërtu një strukturë e qëndrueshme”, ka thënë Ahmeti.
“A i tutni Vjosa Osmanit me u kthy në LDK, a jua merr partinë?”, ka pyetur Çollaku.
“Nuk kem çka i tuni Vjosa Osmanit. Kushdo që don me u kthy në LDK duhet me i hy garës përmes strukturave që ekzistojnë”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/