
Vendimi i sotëm i qeverisë Kurti për rritjen rreth 20% të pensioneve po shihet si blerje votash nga gazetari Adrian Qollaku, raporton Gazeta10.
Qollaku në emisionin “Politiko” në Kanal10 tha se kjo rritje ndodhi në kohën e inflacionit.
“Ne e dimë se sa qëndron Kurti edhe pse ka thënë unë nuk dorëzohem, nuk shantazhohen por mirë boll.Tash kjo çështja e penzioneve, shumë mirë që i ka rrit por jemi duke fol në një kohë në inflacion”, deklaroi Qollaku.
Tutje, sipas tij me këtë veprim, nuk ka rritje reale mirëpo mund të shfrytëzohet për “qëllime” tjera.
“E kjo në ekonomi njihet si fuqi blerëse e tash nëse e bën një analizë, rritje reale ski. Por në popull jemi të varfër edhe me 20 euro mund t’a blej ndonjë votë” shtoi Qollaku mes tjerash. /Gazeta10/