
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për darkë pune liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Pas takimit, Kurti e Krasniqi kanë pranuar para mediave se në takim është diskutuar edhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Gazetari Adrina Çollaku në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 vlerëson se zgjedhjet mund të mbahen në muajin korrik.
Sipas tij, në këtë muaj vijnë edhe mërgimtarët dhe Kurtit i konvenon që këtë muaj të mbahen zgjedhjet parlamentare.
‘Që një kohë flitet data 28 korrik’, ka thënë Çollaku.
Sipas tij është shumë me rëndësi mënyra sesi do të bëhet shpërbërja e Kuvendit dhe shkuarja nw zgjedhje të parakohshme. /Gazeta10/