Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Curri thotë se barazimi ishte real

Gazeta10
21 October 2023 - 15:55

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka theksuar pas ndeshjes se barazimi i Prishtinës në udhëtim te Feronikeli 74, ishte rezultat real.

Ndeshja u mbyll pa gola.

“Ndeshja nuk mbaron për 10 minuta, pavarësisht që patëm shanse në fillim të pjesës së parë. U liruam sepse dolëm lehtë në shanse ndaj Feronikelit, skuadër që është e vështirë për t’u mundur. U bënë disa ndeshje që kemi barazime. Mendoj se ndeshja ishte e barabartë, dhe rezultati i barabartë ishte real. Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime dhe duhet dalë nga kjo situatë. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë hyrë në lojë, por duhet të punojmë për ndeshjet e radhës”, ka theksuar Curri për “ArtMotion”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.