
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Irlanda nuk e ka ngritur sot temën e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës ashtu siç ishte paralajmëruar, raporton Gazeta10.
Në mbledhjen e Komunitetit të Ministrave të Këshillit të Europës sot ishte paralajmëruar se do të fillonte procedurimi i anëtarësimit të Kosovës në KE, aplikim të cilin Serbia e kundërshton.
“Mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 3 nëntor u bë shumë e rëndësishme për Serbinë sepse përfaqësuesit zyrtarë të Beogradit ngritën temperaturën dhe paralajmëruan se do të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, gjë që Serbia e kundërshton”, shkruan Danas, transmeton Gazeta10.
Tutje, bëhet e ditur se këtë paralajmërim e ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi dhe ka thënë se ka presion ndaj Serbisë në këtë drejtim.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar tha se në fund të kësaj jave, me sugjerim të Irlandës, e cila kryeson Këshillin e Evropës, Kosova duhet të hyjë në procedurën e anëtarësimit në këtë institucion ndërkombëtar. Edhe pse procedura mund të zgjasë me vite, presidenti thotë se rezultati është i qartë dhe se ky është presion shtesë ndaj Serbisë”.
Megjithatë, siç tha ministri i Jashtëm Ivica Daçiq për Danas, Irlanda nuk e ngriti çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të mërkurën.
“Irlanda nuk e ngriti këtë çështje, siç ishte paralajmëruar, kështu që nuk do të jetë nesër në Komitetin e Ministrave, përveç nëse e ngre dikush tjetër, gjë që nuk ka gjasa”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte e saktë që aplikacioni i Kosovës kishte nuk ka kaluar në seancën e Byrosë së Këshillit të Evropës ku mbahet rendi i ditës i Komitetit”, ka thënë ai.
Përndryshe, në maj, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por më pas kjo çështje nuk ishte në rend dite. / Gazeta10