Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dafina Zeqiri shpërthen në lot pas abuzimit së 11-vjeçares

Gazeta10
30 August 2022 - 15:54

 Dafina Zeqiri ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku një 11 vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 burra në një park të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Kjo ngjarje solli reagimin e shumë personazheve publikë, të cilët kërkonin publikimin e identitetit të plotë të pesë autorëve.

Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur.

 “Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo duke shtuar se ndihet keq nga disa njerëz që e kanë paragjykuar ngjarjen.

“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote” shkruan ajo. “Unë po luftoj të them fjalët që dua të them.

Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridheni n’clube? Nuk ke të drejtë të marrësh atë që nuk të përket.”, shton ajo./Gazeta10

https://www.tiktok.com/@dafinapipinazeqiri/video/7137626995617271083?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7137664659104843269

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.