Sport

Daja pret një ndeshje tejet të vështirë nesër ndaj Shkupit

Gazeta10
24 Gusht 2022 - 19:17

Ilir Daja- Trajneri i Ballkanit ka folur në një konferencë për media para ndeshjes kthyese kundër Shkupit në Ligën e Konferencës.

Ai ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht për tiu qasu kësa ndeshje në mënyrën e duhur dhe pa emocione.

Daja ka shtuar se në sfidën e nesërme nuk do të ketë favoritë dhe se lojtarët duhet të djersiten dhe të maksikumin për ta arritur objektivin për kualifikim në fazën e grupeve.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe futbollisti, Bajram Jashanica, dhe drejtori Nderim Nexhipi.

Jashanica potencoi se përvojën që ai e ka do të mundohet ta shpërndajë tek futbollistët e tjerë. Teksa, për Nexhipin kjo ndeshje është e veçantë për faktin se ai vjen nga Shkupi dhe karrierën si futbollist profesional e ka nisur pikërisht tek klubi shkupjan.

Ndeshja Ballkani-Shkupi do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe do të transmetohet live në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.