Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dajaku: Jemi në një nga momentet më të mira si kombëtare

Gazeta10
19 March 2023 - 23:04

Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit për listën e Kosovës, Taulant Dajaku ka thënë se Kosova këtë muaj është në një nga momentet më të mira të saj.

“Kur grumbullohet kombëtarja gjithmonë ka polemika, mirëpo unë mendoj që ky grumbullim na gjen në një nga momentet më të mira si kombëtare.”, tha Dajaku.

Tutje, ai kritikoi trajnerin e Kosovës se pse ka ftuar lojtarë që nuk po ka në minutazhë të ekipet e veta respektive. “Duhet të jemi kritik ndaj trajnerit të Kosovës për arsyen se pse ka ftuar disa lojtarë, të cilët me klubet e veta po kanë problem të gjejnë hapësira”, përfundoi Dajaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.