Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe kandidatët për president.
Matoshi ka thënë se Donald Trump është njeri i vendimeve të mëdha dhe se lufta me të mund të ndalet.
“Në këtë situate, Trump praktikisht është njeri i vendimeve të mëdha. Kosova nuk bën me ia pas frikën këtij republikani”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë, një mendim ndryshe e ka ndarë analisti Blerim Gashi, i cili ka thënë se terren të sigurt për Kosovën përbëjnë demokratët me Kamala Harrisin.
“Unë besoj që terren më i sigurt për Republikën e Kosovës janë demokratët, Kamala Harris”, ka thënë Gashi.
Porse me këtë deklarim nuk është pajtuar gazetari Matoshi. Madje, në debat e sipër ai ka theksuar se qeveria aktuale e ka luhatur aleancën me SHBA-në, teksa është kundështuar nga Gashi, i cili ka thënë se James O’Brien e ka thënë të kundërtën.
“Ju i gjani zgjidhje problemit përfundimtar të Kosovës. Ju keni frikë z.Gashi”, ka thënë Matoshi.
“Po menon ti qashtu. Ani krejt Evropa po menojna që kena frikë… Ishin 90% me Trumpin. Këtu krejt opozita me Trumpin. Janë mësu me Grenellin”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/